Amir Ohana, ministër në detyrë i Drejtësisë

Amir Ohana, ministër në detyrë i Drejtësisë

Për herë të parë në historinë e Izraelit është emëruar një ministër i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual, raporton BBC.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43 vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë.

Ohana vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu, dhe konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut.

Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë.

Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj./rel