Gjithçka ngjyrë ari

Gjithçka ngjyrë ari

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli dje ka pasur një ditë shumë të veçantë, ajo ka festuar ditëlindjen.

Familja e saj i kanë organizuar një festë, duke u përkujdesur që gjithçka të jetë e dekoruar për mrekulli, në një ambient shumë të veçantë.

Vajza e saj, Engjëllusha ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke zbuluar kështu disa momente të bukura nga festa.

Ndryshe, kujtojmë se “Bijat” është kënga e fundit nga Shyhrete Behluli e publikuar një muaj më parë./21Media