Filmi “Fast Color” rrëfen për një grua me fuqi mbinjerëzore

Filmi “Fast Color” rrëfen për një grua me fuqi mbinjerëzore

“Fast Color” është një film që do të dalë nëpër kinema më 19 prill. Filmi që zgjatë një orë e 40 minuta është i zhanrit dramë/fanta-shkencë/triller.

I bërë me regji të Xhullia Hart, në rolin kryesor sjellë aktoren anglezo-afrikano-jugore Gugu Mbata-Rou.

“Fast Color” rrëfen për një grua me fuqi mbinjerëzore. Ajo detyrohet të jetojë duke u fshehur që kur merret vesh se ka fuqi supernatyrore. Disa vite pasi e ka braktisur familjen – përsëri kthehet, sepse shtëpia është i vetmi vend ku mund të fshihet./21Media