Adelina Berisha falënderuese për përkrahësit e saj

Adelina Berisha falënderuese për përkrahësit e saj

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Berisha konsiderohet si një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan momente të ndryshme nga jeta e saj, shkruan rtv21.tv

Edhe Adelina sikur këngëtarët tjerë  është e angazhuar me mbrëmje muzikore, e posaçërisht tash në sezonin e verës. Përpos numrit të madh të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo këtë numër të fansave arrin ta gëzojë edhe gjatë përformancave që ajo ka. Dhe, kjo e fundit është shumë falënderuese ndaj tyre dhe gjenë mënyra të ndryshme për t’i falenderuar ata.

“Faleminderit që ekzistoni”, ka shkuara Adelina, në një fotografi të publikuar në Instagram ku para saj shihet një numër i madh i atyre që e pëlqejnë atë dhe muzikën e saj.


Projekti i fundit i këngëtares është  “S’ta fal”,  e cila është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në Youtube numëron mbi 3 milion klikime./21Media