”Në këtë muaj të shenjtë të mendojmë për obligimet ndaj njëri-tjetrit”

Pacolli uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Në këtë muaj të shenjtë, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, dhe ndaj gjithë shoqërisë”, ka vlerësuar Pacolli.

Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës Kosova e Re, të Ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të shenjtë, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, dhe ndaj gjithë shoqërisë. Uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit, të sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo familje dhe të na kujtojë të gjithëve, që përherë të mbajmë në vete mirëkuptimin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.

Ndryshe, Muaji i Madhërishëm i Ramazanit fillon nesër dhe mbaron më 24 qershor./21Media

Back to top button