Rita sonte në Prishtinë

Rita sonte në Prishtinë

Kemi raportuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë muajit prill do të qëndrojë në Kosovë.

Burime të RTV21 mësojnë se, Rita Ora sonte në ora 18: 50 do të arrijë në Prishtinë.

28-vjeçarja do të qëndrojë në Kosovës në kuadër të një misioni bamirësie.

Këngëtarja ka mbajtur një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018.

Kujtojmë që Rita më 23 nëntor të vitit 2018 publikoi albumin e saj “Phoenix”. Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si: “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”. /21Media