Shtëpitë e vjetra të një qyteti italian shiten nga një euro

Shtëpitë e vjetra të një qyteti italian shiten nga një euro

Mussomeli është një qytet në Sicili, në të cilin 100 shtëpi janë vënë në shitje, për nga vetëm një euro, është paralajmëruar se së shpejti në treg do të jenë edhe 400 tjera që kanë mbetur.

Vendimi i udhëheqësve lokal, ka ardhur pas brakisjes së zonës nga banorët, të cilët duan të jetojnë në qendra më të zhvilluara urbane.

Disa nga shtëpitë janë shumë të vogla, por kanë shumë dhoma dhe pamje të mahnitshme të peizazhit të regjionit. Mirëpo, çmimi simbolik është vetëm fillimi, sepse ka kushte për këtë ofertë.

Blerësi i ri, duhet t’i renovojë brenda tri vitesh, pasi që do t’ju merret sërish, nëse nuk i kryen punimet në fazat e parapara dhe duhet të paguajë tëtë mijë euro tjera.

Renovimi për një metër katror kushton rreth 100 euro, ndërsa katër mijë deri në gjashtë mijë euro duhet të paguhen për mbikëqyrësin e punimeve.

Kjo qytezë gjendet afër Palermos, ka në afërsi shpella bizantine, kështjella mesjetare dhe disa kisha të vjetra, për ta bërë ofertën edhe më të lakmueshme.

Ky vendim është marrë edhe më herët nga qytet tjera të Italisë si: Sambuca dhe Barbagia. /21Media