Nga shtatori kush tymos cigare gjobitet

Nga shtatori kush tymos cigare gjobitet

Në 52 parqe në Paris dhe në rreth 60 plazhe në Francë ndalohet pirja e duhanit. Duke filluar nga shtatori, kush tymos një cigare në një nga 52 parqet do të gjobitet me 38 euro.

Urdhri i ndëshkimit u nënshkrua më 1 gusht, tha Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.

“Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator”, tha ajo.

Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi një plazh pa duhan. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit./oranews