Haradinaj për vrap me bashkëpunëtorët e tij

Haradinaj për vrap me bashkëpunëtorët e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, krahas punës së madhe që e ka, ai gjenë kohë edhe për veten.

Fundjava zakonisht kryeministri i kalon duke vrapuar dhe duke u ngjitur në bjeshkë.

Kurse, këtë të shtunë ai ka vendosur ta kalojë në Parkun e Gërmisë.

Haradinaj në shtigjet e këtij parku ka vrapuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

“Paraditen e sotme vrapim në shtigjet e Parkut të Gërmisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media