Adelina në pushime

Adelina në pushime

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili  ka vendosur që të pushojë bashkë me bashkëshortin e saj Valin dhe djalin e tyre Uliksin.

Për t’i kaluar pushimet verore Adelina me familje kanë zgjedhur Greqinë, shkruan rtv21.tv

Vali ka qenë ai që e ka publikuar një fotografi të bukur nga pushimet, në të cilën shfaqet bashkë me djalin.

Projekti i fundit i Adelinës titullohet “Qikat” të cilën e solli në bashkëpunim me Rina Balajn. Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës dhe është publikuar në muajin qershor, deri tani kjo këngë në Youtube numëron mbi 7 milionë klikime./21Media