Miloti dhe e fejuara e tij shijojnë pushimet

Miloti dhe e fejuara e tij shijojnë pushimet

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në muajin qershor pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme ariti që të jetë njëri prej lojtarëve më të përmendur të Kombëtares sonë.

Djaloshi nga Vushtrria, në pjesën e parë të ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë më 10 qershor shënoi golin e epërsisë.

Goli i tij i bëri të krenar gjithë kosovarët, shkruan rtv21.tv

Pas tërë kësaj pune, Miloti ka vendosur që të largohet për disa ditë për të pushuar. Ai bashkë me të fejuarën, Belkiz Kera kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive nga ku dhe po publikojnë pamje të ndryshme.

Kujtojmë se Miloti dhe Belkizi janë fejuar në vitin 2015. /21Media