Në shkollë me biçikleta edhe pse ka borë

Në shkollë me biçikleta edhe pse ka borë

Të gjithë njerëzit kur bie borë, biçikletën e vendosin në një hapësirë të sigurt dhe nuk e përdorin thuajse derisa moti të jetë i mirë.

Por, në një qytet me temperatura të ulëta në Finlandë, ku ka rënë borë nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta,

Inxhinieri urban dhe koordinatori i çiklizmit, Pekka Tahkola ka realizuar disa fotografi jashtë një shkolle në Oulu, që tregon se as acari nuk i mbanë këta fëmijë larg biçikletave të tyre.

“Ne organizuam një turne studimi, për pjesëmarrësit nga Finlanda Jugore, për të parë se si bëhet kujdes rreth çiklizmit për në shkollë në qytetin tonë”, citohet të ketë thënë Tahkola. /21Media