Edhe pak ditë nga dasma e Bleros dhe Afrona

Edhe pak ditë nga dasma e Bleros dhe Afrona

Kanë mbetur edhe pak ditë nga dasma e këngëtari të njohur, Bleros me Afronën, dyshja do t’i thonë po njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore më 21 shator.

Çifti deri tani kanë përfunduar thuajse të gjitha përgaditjet për ditën e tyre më të rëndësishme, shkruan rtv21.tv

Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja Afrona realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse.

Pas dasmës duket se çifti ka vendosur të shkojë në një vend përrallor. Afrona ka qenë ajo, e cila në Instagram ka publikuar një fotografi të Hawaii-t me të cilën ngriti dilemat se në po këtë vend çifti do të kalojë muajin e mjalit.

Mezi po pres”, është mbishkrimi që Afrona e la mbi fotografn e publikuar në Intsastory.

Dasma e Bleros do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media