Mozzik dhe Loredana shijojnë pushimet në një destinacion skijimi

Mozzik dhe Loredana shijojnë pushimet në një destinacion skijimi

Çifti i njohur i estradës muzikore shqiptare, reperi Mozzik dhe rep-artistja Loredana, më 18 dhjetor të vitit 2018 janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana, shkruan rtv21.tv

Dyshja të cilët janë shumë aktiv në rrjetin social Instagram, së fundmi kanë ndarë me ndjekësit e tyre fotografi dhe video nga vendi ku po kalojnë pushimet dimërore.

Bashkë me vajzën e tyre Hanën, ata po shijojnë pushimet në Austri.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana më 1 shkurt do të publikojnë bashkëpunimin e radhës. Kënga titullohet “Romeo&Juliet” dhe është bashkëpunimi i dytë i çiftit pasi që në vitin 2018, artistët publikuan këngën “Bonnie& Clyde” të shoqëruar me videoklip./21Media