Të regjistruar qindra votues

Të regjistruar qindra votues

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar numërimin e votave në tërë territorin e Kosovës.

Në web faqen online të KQZ-së janë dërguar të dhënat nga të gjitha vendvotimet nëpër komunat e Kosovës.

Në pothuajse të gjitha vendvotimet ka pas dalje të votuesve. Por ka të tilla që nuk ka dal të votojë askush.

Një e tillë është edhe në një vendvotim në Podujevë. Në vendvotimin me numër 1840E/01D ka zero vota. Në këtë vendvotim janë të regjistruar 882 votues.