Njoftim i MASHT-it

Njoftim i MASHT-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019, në afatin e qershorit.

Siç njofton komunikata për media nga MAShT-i, sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019.