Çdo minutë sëmuren 44 persona

Çdo minutë sëmuren 44 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po apelon në vazhdimësi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Për të mos rënë pre e helmimeve me ushqim, qytetarët janë të lutur që të mos ushqehen kudo.

Sipas IKSHP-së, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.

Sipas të dhënave, çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin për këtë arsye.