Policia kineze ka zbuluar një grup kriminal të akuzuar për prodhimin dhe shitjen e kubave Lego të rremë në vlerë 30 milionë dollarë

Policia kineze ka zbuluar një grup kriminal të akuzuar për prodhimin dhe shitjen e kubave Lego të rremë në vlerë 30 milionë dollarë

Policia kontrolloi lokalet e një prodhuesi lodrash kineze në Shenzhen, një qytet në jug të vendit dhe katër vetë u arrestuan, njofton BBC.

Në mesin e lodrave ishin edhe sete të “Star Wars”, tha policia në një deklaratë, sipas së cilës me këtë rast janë konfiskuar gjithsej 630,000 produkte të gatshme.

“Në tetor, policia e Shangait zbuloi se kubat që Lepin shet janë shumë të ngjashme me kubat Lego”, tha policia.

Një komplet më i vogël i kubave Lego në temën “City” shitet për 3 dollarë, derisa çmimi fillestar i kubave origjinalë Lego kushtojnë 15 dollarë.