Në Kosovë nuk ka koronavirus

Pacientët e dyshuar nuk kanë koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte njoftoi se pas analizave të dy personave që dyshohej se kishin koronavirus, rezultatet dolën negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 22 shkurt 2020, në ora 20:10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacient të dyshimtë në Koronavirus COCID-19. Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka përfunduar në ora 00.30 pas mesnate dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.”, njoftoi Instituti.

Siç njoftohet, ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë./21Media

Back to top button