Komunat hapin dyert për adhuruesit e sportit

Komunat hapin dyert për adhuruesit e sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës sot do të organizojë edicionin e pestë të Panairit të Sportit, i cili do të mbahet në shumicën e komunave të Kosovës. 22 tetori koincidon me pesë vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Qëllimi kryesor i KOK-ut është të inkurajojë fëmijët për t’u marrë me sport.

Për këtë, KOK Ferizaj, Mitrovica, Drenasi, Vushtrria, Deçani, Obiliqi, Vitia, Kaçaniku, Fushë Kosova, Rahoveci, Podujeva, Lipjani, Gjilani, Gjakova, Hani i Elezit, Peja, Suhareka, Istogu, Kamenica, Skenderaj dhe Malisheva i kanë thënë ‘po’ organizimit të panairit.

Panairi i Sportit ka për qëllim të promovojë sportet, klubet dhe rezultatet e arritura nga sportistët e komunave, po ashtu t’ju krijojë mundësinë fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe që ata të kenë mundësinë të regjistrohen në klubet e sportet që ata pëlqejnë më shumë./21Media