Gjatë koncertit të saj në Kroaci

Gjatë koncertit të saj në Kroaci

Rita Ora mbrëmë ka performuar para adhuruesëve të saj në Kroaci.

Kroatët përveç që shijuan performancën e Rita Orës, ata iu gëzuan edhe fitores së kombëtares kroate në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” të cilët kaluan në gjysmëfinale.

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar në “Instagram” disa fotografi nga koncerti i saj i mbrëmshëm ku u shfaqet tejet tërheqëse e veshur në të bardha, shkruan rtv21.tv.

Rita përveç fotove ku në fokus ishte ajo ka publikuar edhe një fotografi shumë të veçantë ku shihet flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës në rendin e parë të adhuruesëve të saj në publik.

Kujtojmë se Rita Ora është një ndër këngëtaret e cilat është shumë aktive duke publikuar momente të ndryshme në llogarinë e saj “Instagram” ku numëron mbi 13 milionë ndjekës./21Media