Gjocaj: Sfidat e ansamblit po barten edhe në mandatin e dytë

Gjocaj: Sfidat e ansamblit po barten edhe në mandatin e dytë

Në krye të Ansamblit “Shota” është rizgjedhur edhe për një mandat të ri, Shefqet Gjocaj. Ai tha se këtë institucion, në vazhdimësi janë duke e përcjellur sfidat e njëjta, të cilat po barten edhe në mandatin e tij të dytë. Tërheqja e audiencës së re, amandamentimi i ligjit për ansamblin “Shota”, rregullorja për pensionimet e valltarëve e mungesa e arkivit të këtij institucioni, janë disa nga prioritetet e të parit të këtij institucioni./21Media