Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Jusuf Gërvallën në  76-vjetorin e lindjes.

Haradinaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e gdhendi në emblemën e saj emrin e Jusuf Gërvallës, ndërsa vizioni i tij për Kosovën është realizuar.

Në 76-vjetorin e lindjes, kujtojmë ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvalla, idetë e të cilit u jetësuan nga populli shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës sonë. Vizioni i tij për Kosovën, u realizua. Urime ditëlindja Jusuf!“, shkroi Haradinaj në Facebook.

Jusuf Gërvalla bashkë me vëllain e tij, Bardhosh Gërvallën njihen edhe si këngëtar, të cilët pas vetës lanë disa melodi e këngë të cilat e bëjnë të pavdekshëm talentin dhe zërin e tyre. /21Media