Në Lezhë banorët bllokojnë rrugën ku pritet të kalojë Rama

Ditën e enjte është njoftuar një tjetër protestë nga opozita

Dhjetëra qytetarë në Lezhë kanë dalë në rrugë për ta bllokuar superstradën, aty ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë.

Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Rama.

Në 16 shkurt opozita zhvilloi një protestë përpara kryeministrisë, ku protestuesit tentuan të hyjnë në kryeministri.

Ndërkohë, ditën e enjte është njoftuar një tjetër protestë nga opozita, e cila një ditë më para njoftoi djegien e mandateve./oranews

Back to top button