Në Los Angeles mbahet koncert në nderim të Taylor Hawkins

Artistët, Pink, Queen e Def Leppard nderuan bateristin e ndjerë të Foo Fighters, Taylor Hawkins në një koncert në Los Angeles.
Ata iu bashkuan pjesëtarëve të grupit Foo Fighters, duke luajtur këngët që Hawkins i donte.
Dave Grohl, shoku i Hawkins tha se me këtë koncert u nderua edhe fakti që shumë njerëz u lidhën përmes një njeriu.
Të tjerë yje që ishin të ftuar ishin, Miley Cyrus, Rush, Cars dhe Motley Crue.
Edhe Alanis Morisette, ku Hawkins ishte baterist përpara se t’i bashkohej grupit Foo Fighters, dhuruan një super performancë të “You Oughta Know”.
Pink performoi më shumë se një herë gjatë koncertit.
Një nga momentet më të mëdha të natës ishte kur Grohl dhe Krist Novoselic të Nirvana-s iu bashkuan koncertit.
Së bashku, ata luajtën një version të “The Day I Tried to Live” dhe “Black Hole Sun”.
Ky koncert vjen në më pak se një muaj pas koncertit në Wembley në Londër, kushtuar Haëkins./21Media

Back to top button