Një betejë për jetë a vdekje

Një betejë për jetë a vdekje

Filmi i ri i titulluar “Doctor Sleep” vazhdon tregimin për personazhin Danny Torrance 40 vjet pas qëndrimit të tij në hotelin e tmerrshëm Overlook, në filmin  e vitit 1980, “The Shining”, shkruan rtv21.tv

Në këtë film të zhanrit triler me skena të mbinatyrshme luajnë: Ewan McGregor, Rebecca Ferguson dhe aktorja e re, Kyliegh Curran.

Filmi “Doctor Sleep” u shfaq premierë në Los Angeles, dhe në tepihun e kuq u paraqitën yjet e tij, përfshirë këtu regjisorin Mike Flanagan.

Ky film bazohet në romanin e shkrimtarit Stephen King, me po këtë titull, të vitit 2013. Ai është vazhdimësi e filmit, po ashtu të bazuar në romanin e “King, The Shining”, të vitit 1977.

Në film, personazhi Danny Torrance lufton që të gjej pakëz qetësi, por kjo qetësi i prishet kur ai takohet me adoleshenten e guximshme, Abran, e cila ka fuqi të mbinatyrshme.

Kur Danny e kupton se e ndan këtë fuqi me Abran, kjo adoleshente e kërkon Dannyn që të kërkojë ndihmë nga ai për ta mbrojtur nga personazhi i pashpirt, Rose dhe ithtarët e saj, të cilët ushqehen me lustrën e personave të pafajshëm, e këtë në kërkim të përjetësisë.

Kështu, Danny dhe Abra angazhohen në një betejë brutale për jetë a vdekje me Rose.

Në rolet tjera në film përfshihen aktorët Carl Lumbly, Zahn McClarnon, Emily Alyn Lind, Bruce Greenwood, Jocelin Donahue, Alex Essoe dhe Cliff Curtis.

Filmi “Doctor Sleep”, në kinematë botërore u caktua që të shfaqet nga data 30 tetor 2019./21Media