Në Malishevë hapet biznesi i ri italian

“Unë po ndihem mirë që jam në vendlindjen time sot këtu dhe po fillojmë me projekte kaq serioze”

Investitorët italianë sot në Malishevë kanë hapur biznesin, që merret me kultivimin e Alkekengit, i njohur si domatja e egër, një frut që gjënë përdorime të shumta dhe me vlera të larta e përfitime të shumta, për të cilën bimë, Kosova ka kushte të favorshme klimatike.

Në hapjen e zyrës në Malishevë, investitori italian Pier Pavlo Kavalieri tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për kultivimin e këtij produkti në Kosovë, ku për këtë produkt janë të parët në Evropë. Ai tregoi se përpara ky produkt është importuar nga Kolumbia, por sot është një kërkesë shumë e madhe për këtë produkt në vendet e Evropës, pasi jep një prodhim shumë kualitativ.

“E kemi pa se në Kosovë ka mundësi të zhvillimit, ka terrene të mira, ka mundësi të mira. Me këtë zyre po fillojmë punën së pari. Po vendosim gurin e parë të një projekti shumë gjigant. Jo vetëm prodhimi, por edhe kultivimin e saj në Kosovë, për me dhënë një produkt shumë të mirë”, tha ai dhe shtoi se kjo që po bëjmë është një ndihme e madhe për bujqit.

Hajdin Berisha, nënkryetar i Komunës së Malishevës, tha se me investitorin italian po takohen për të tretën herë dhe tani ndodhen në ambiente pune dhe e vlerësoi një ditë të mirë për qytetarët e Komunës së Malishevës dhe të Kosovës.

“Që nga momenti i parë, kur në bashkëpunim me politikat qeveritare na është ofruar ky biznes, institucionet e komunës e kanë mirëpritur, i kanë krijuar kushte edhe për takime, e në të ardhmen do t’i krijojmë kushte për zhvillimin e biznesit, për të cilën jemi  të interesuar si institucione, por edhe qytetarët e Komunës së Malishevës”, tha Berisha.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi duke uruar për hapjen e zyrës thasë “investitorit i them, se kjo zyre qoftë me fat dhe pas suksese të vazhdueshme”.

“Unë po ndihem mirë që jam në vendlindjen time sot këtu dhe po fillojmë me projekte kaq serioze. Bujqve të Malishevës iu duhet një investim i tillë. Malisheva po tregon edhe njëherë që është serioze t’i pranojë investitorët e huaj, dhe sigurisht që kjo është ndjenjë e mirë për mua”, tha ajo.

Vesel Krasniqi, zëvendësministër i Bujqësisë, tha se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Malishevës dhe tregoi se janë takuar me investitorët edhe në Ministrinë e Bujqësisë, ku si ministri e kanë marrë me seriozitet idenë e biznesit dhe i kanë kërkuar investitorit shënimet, që produktin ta fusin në programin e ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019

Back to top button