Vazhdojnë tërmetet në Korçë

Vazhdojnë tërmetet në Korçë

Tri lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Korçë, pas dy të djeshmeve.

Sipas EMSC, njëri prej tërmeteve të rëna sot ishte me magnitudë 2.7 dhe u ndje në orën 04:09 të mëngjesit, tjetri me magnitudë 2.1 dhe u ndje në orën 04:59 të mëngjesit, 2 km në jug të Korçës, ndërsa në orën 05:20 të mëngjesit është ndjerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Dje kishin ndodhur dy tërmete me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4./21Media