Shënohet 100 vjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore

Shënohet 100 vjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore

Po bëhen përgatitjet e fundit tek sheshi ‘Harku i Triumfit’ pranë avenys së famshme Champs-Élysées në Paris, ku nesër do zhvillohet ceremonia për nder të 100 vjetorit të armëpushimit të luftës së parë botërore.

Në mesin e flamujve shtetëror të botës është vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Ndërsa tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht po merr pjesë në darkë i ftuar nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron,

Në listën që ka siguruar RTV21 përveç presidentit Thaçi në këtë darkë janë të ftuar edhe lider të shteteve më të fuqishme të botës.

Thaçi do të jetë në një tavolinë me presidentin e SHBA-së, Donalt Trump, kancelarën gjermane, Anglea Merkel, presidentin rus, Vladimir Putin dhe shumë të ftuar tjera nga mbarë bota./21Media