Kërkesat për votim me kusht kalojnë parashikimet

Kërkesat për votim me kusht kalojnë parashikimet

Këtë vit ka qenë numri i votuesve më i madh se viteve të kaluara në vendvotimin shkolla “Faik Konica” në Prishtinë. 35% e qytetarëve kanë votuar në këtë qendër vetëm deri në ora 15:00.

Menaxherja e kësaj qendre, Gjylie Bala tha për RTV 21 se fluksi i votuesve është shtuar pas orës 13:00.

Ajo tha se procesi ka shkuar në rregull, përveç se ka pasur mungesë të fletëvotimeve për 25 minuta.

Ndërsa në qendrën shkolla “Dardania”,  në kryeqytet, është shkaktuar tollovi ku qytetarë të shumtë po presin për të votuar.

Isak Bregaj menaxheri nuk pranoi te flasë para mediave. Por, siç raporton gazetarja e RTV21 atje ka një fluks të qytetarëve që po presin për të votuar, pasi në njërën klasë ka votues të rregullt por edhe me kusht. Një qytetar që po priste të votonte bëri të ditur se gjysma veçse janë kthyer pa votuar nga pritja e gjatë./21Media