Ai ndërroi jetë pas komplikimeve nga leukemia

Ai ndërroi jetë pas komplikimeve nga leukemia

Aktori i njohur amerikan, Scott Wilson ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

Ai luajti rolin e Hershel Greene në filmin The Walking Dead.

Përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini i tregoi TMZ se aktori vdiq pas komplikimeve nga leukemia. Mancini tha se Wilson ka qenë një “thesar ndërkombëtar, zë i qetë, dhe një shpirt i butë për secilin që binte në kontakt me të”.

Në një prononcim, The Walking Dead AMC tha se roli të cilin e luajti ai “jetoi në thelbin emocional të show-it”.

AMC ka shkruar një dedikim për aktorin në twitter, teksa ka thënë:

“Scott do të kujtohet si një aktor i madh dhe një person i mirë. Roli të cilin ai e mëshiroi në The Walking Dead, Hershel, jetoi në thelbin emocional të filmit. Ne bashkëndjejmë me gruan, familjen, shokët dhe miliona fansa që e deshën atë”.


Kary Payton, që e luajti rolin e Ezekiel në filmin The Walking Dead, tha : “Hera e parë kur u takova me Scott Wilson, ai më dha një përqafim dhe më tha që kjo gjë në të cilën unë po bëhesha pjesë.. ishte familje”.

Wilson u lind në Atlanta, Gjeorgji, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai morri rolin e parë në vitin 1967, në The Heat of the Night.

Performanca e tij e parë në vitin 1974, në filmin The Great Gatsby u prit shumë mirë.

Portretizimi i pronarit të fermës Hershel Greene në filmin The Walking Dead,  me mjekër dhe flokët e kapura bisht, do të mbahet mend.

Ai ka marrë pjesë në rreth 50 filma, ku spikasin “The Walking Dead”, “The Last Samurai”, “Pearl Harbor”, e shumë tjerë./21Media