Paratë "mollë sherri" ndërmjet nënës dhe birit

Paratë “mollë sherri” ndërmjet nënës dhe birit

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky sulm erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje për para.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili pas një mosmarrëveshje verbale për shkak të parave e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e cila si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media