Plotë surpriza për publikun

Plotë surpriza për publikun

Përfundoi nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike 2019”, në të cilën pati plotë surpriza.

Në mesin e artistëve që u ngjitën në skenën magjike për të interpretuar këngët e tyre, publiku pati edhe një mysafire shumë të veçantë, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për këngëtaren e madhe italiane me origjinë shqiptare, Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa. Ajo interpretoi live para publikut shqiptar një prej këngëve më të famshme të saj, “L’America non c’è”.

Në këtë natë gjithashtu me performancën e saj e shënoi edhe rikthimin në skenë pas një pauze të gjatë, këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, e cila mori pjesë me këngën ”Anej”, që u mirëprit nga publiku me duartrokitje.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit po moderohet nga Ardit Gjebrea, e bashkë me të edhe modelja e njohur shiptare, Adrola Dushi.

Kujtojmë se, ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është realizuar nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, pasi të ardhurat e biletave për tri netët finale të festivalit, do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë të një familje të prekur nga tërmetet e fundit që goditën shtetin shqiptar.

Këtë vit, për herë të parë “Kënga Magjike” vjen në formatin International, 30 artistë Big dhe 18 New Artist.

Artsitët që performuan sonte janë:

Big & Big International

Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Hit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family.

Në skenën magjike kanë performuar edhe emra të ri të industrisë muzikore.

New Artist & New International Artist

Alex Alexander, Dario Zela, Klasa Doçi, Laura& Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.

Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone.

Nesër do mbahet nata e dytë gjysmëfinale, kurse, finalja e madhe do të mbahet me 7 dhjetor./21Media