Arrestohet mbikëqyrësi i punimeve

Arrestohet mbikëqyrësi i punimeve

Një person i moshës 53 vjeçarë ka vdekur në vendin e punës në Prizren ka njoftuar drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren.

Në njoftimin e dërguar nga policia thuhet se punëtori ka gjetur vdekjen pasi që ka rënë nga kati i pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë.

“Rreth orës 09:30 minuta në rrugën ”Besim Shala” një punëtor i vitlindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë. Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve. Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e dërguar nga policia./21Media