Rasti ka ndodhur mbrëmë

Rasti ka ndodhur mbrëmë

Pesë persona, dy prej të cilëve janë të mitur mbrëmë janë shoqëruar në polici pasi që dyshoheshin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës në oborr të shkollës së mesme “Sami Frashëri” të Prishtinës.

Afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë. /21Media