Në oborrin e shtëpisë ja grabitë çantën nga dora

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje rreth orës 17:10 në rrugën “28 Nëntori” në Pejë i cili dyshohet për grabitjen e një çante.

Përveç grabitjes së çantës i dyshuari e ka lënduar viktimën.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili viktimës femër K/Shqiptare në oborrin e shtëpisë së saj me dhunë ja kishte grabitë çantën nga dora dhe gjatë përleshjes i dyshuari viktimën e kishte sulmuar”, ka njoftuar policia.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button