I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë

Një person në oborrin e shtëpisë së tij është goditur nga një ‘plumb qorr’ pas orës 00:00 të ditës së mërkurë.

Siç njoftoi sot policia, viktima, mashkull K-shqiptar është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bistrica Ilire, Prishtinë, 01.01.2020-00:02  Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një ‘plumb qorr’. Viktima është dërguar ne QKUK-në, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.”, njoftoi policia.

Lidhur me rastin është informuar prokurori./21Media