U dakorduan për 14 komisione

U dakorduan për 14 komisione

Të gjitha grupet parlamentare të partive politike u pajtuan që të vazhdohet me 14 komisione parlamentare.

Në orën 15:00 do të mbahet seanca për formimin e komisioneve. Këtë e ka bërë të ditur Memli Krasniqi nga PDK.

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të votojnë ndryshimin e rregullores së Kuvendit, konkretisht ndryshimin e numrit të komisioneve nga 16-të në 14-të. Kjo pasiqë, votimi nuk ishte i vlefshëm, meqë nuk morën pjesë 80 deputetë./21Media