Në prill-qershor u rrit furnizimi me ujë por jo edhe me rrymë

ASK publikoi statistikat afatshkurtra të industrisë

Në tremujorin e dytë të këtij viti, statistikat e industrisë tregojnë për një rritje të industrisë përpunuese dhe të furnizimit me ujë dhe rëniet të furnizimit me rrymë e avull në raport me tre muaj më parë. Situatë e njëjtë është edhe në raport me tre muajt e njëjtë të 2018-ës. Në tre muajt prill-qershor shënoi rritje industria përpunuese dhe furnizimi me ujë.

“Krahasuar TM2 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), ka rritje në sektorët: industri përpunuese (C) me 7.41%; dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 1.86%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Kurse, rënie kishte në industrinë nxjerrëse (B) me -3.07 për qind dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar D me -6.25 për qind.

Tutje Agjencia e Statistikave tregon se krahasuar tremujorin e dytë 2019 me tremujorin e parë 2019, kishte rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) për 10.37 për qind; dhe sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 6.08 për qind.

ASK tregon për sektorët se ku ka pasur rënie në raport me periudhën e njëjtë të 2018-ës.

“Ndërsa, rënie kishte në sektorin e: furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) për (-23.14%); dhe e industrisë përpunuese (C) me (-4.63%)”, bën të ditur ASK.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM2 2019. ASK sqaron se kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri./kallxo

Back to top button