Në stadiumin "Fadil Vokrri", ka filluar Festivali Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka filluar Festivali Sportiv për Fëmijë Parafillorë të Prishtinës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se rinia janë pasardhësit e Adem Jasharit e të kampiones të xhudos Majlinda Kelmendi.

“Sporti është e ardhmja e Kosovës,  do investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume anëkënd Republikës së Kosovës në basketboll, e gjitha fushat e sportit. Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës, jeni pasardhësit e Adem Jasharit, pasardhësit kampiones Majlinda Kelmendi, ju jeni kampionët e Kosovës të futbollit, basketbollit, hendbollit gjitha fushat se Kosova është e bekuar që ju ka juve, ju ruajt Zoti urime kjo fushë dhe ju jeni kampionët, ju jeni të gjithë”, tha Veseli.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë zyrtarisht hapjen solemne të Festivalit Sportiv në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.