Taulant Xhaka po bëhet baba

Taulant Xhaka po bëhet baba

Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora Nuredini janë në pritje të fëmijës së parë. Që kur e kumtuan lajmin, e gjithë vëmendja e mediave rozë është te çifti i mirënjohur.

Sot, Arbnora publikoi një imazh të ëmbël, ku ata shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv

Lajmin se po bëhen me fëmijë e ka bërë të ditur vet çifti. Ata kanë publikuar fotografinë e njejtë në llogaritë e tyre në Instagram. 

Kujtojmë se, Taulanti dhe Arbnora janë fejuar në janar të vitit 2018. Kurse,  në muajin qershor i propozoi martesë Arbnorës./21Media