Viktima është dërguar në strehimore

Viktima është dërguar në strehimore

Në Prizren një femër ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Siç raporton policia, bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima së bashku me tri vajzat e sajë është dërguar në strehimore.”, bëhet e ditur në raportin e policisë./21Media