50 familje janë të vendosura nëpër familje të ndryshme në Prizren

50 familje janë të vendosura nëpër familje të ndryshme në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një prononcim para mediave ka bërë të ditur se që nga dita e mbrëmshme janë ardhur mbi 80 persona që janë vendosur në kamp.

Haskuka ka ngritur një shqetësim duke thënë se ka persona që po vijnë nga rrethet që s’janë të prekura nga tërmetet. “Janë një grup i njerëzve që kanë ardhë mbrëmë dhe një grup tjetër kanë ardhur sot. 51 persona kanë ardhë mbrëmë 31 persona kanë ardhë sot. Mund të ketë keqpërodrim, duhet parë se a vijnë persona që janë nga zonat e prekura. Folëm me Policinë, ka persona që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmetet”, ka thënë Haskuka para mediave.

Ai po ashtu ka deklaruar se edhe rreth 50 persona nga Shqipëria janë të vendosura nëpër familje të ndryshme në Prizren. Gjatë ditës së djeshme është marrë vendim që të hapet parku inovativ për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ky kamp në të kaluarën ka qenë kampi ushtarak i forcave gjermane në Kosovë./kallxo.com