Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn u martuan

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn u martuan

Superylli anglez, Ed Sheeran, e konfirmoi për herë të parë se ai dhe e dashura e tij, Cherry Seaborn, u martuan. Mediat britaneze raportojnë se ai dhe e dashura e tij, u martuan para Krishtlindjeve, në prani të 40 shokëve dhe familjarëve.

Në një intervistë me moderatorin Charlamagne Tha God, për ta promovuar albumin e tij No.6 Collaborations Project, Sheeran tregoi se kënga Remember the Name e tij, që është pjesë e albumit, i dedikohet gruas së tij.

Sheeran dhe Seaborn, 26-vjeçare, u njohën që nga shkolla fillore dhe u fejuan në vitin 2018, transmeton rtv21.tv

Albumi që u publikua të premten, ka bashkëpunime me Justin Bieber, Stormzy, Eminem, 50 Cent dhe Bruno Mars. Pjesë e albumit të tij janë këngët: “Antisocial”, që e solli në bashkëpunim me reperin amerikan, Travis Scott, “South of the border”, që e solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Camila Cabello dhe reperen amerikane, Cardi B, “Remember the Name”, në bashkëpunim me dy reperët e njohur amerikanë, Eminemin dhe 50 Cent, “Nothing on You”, në bashkëpunim me reperin Paulo Londra dhe reperin Dave dhe shumë këngë të tjera./21Media