Është miratuar leja nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi

Është miratuar leja nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi

Në qytetin e Malit të Zi, në Ulqin do të vendoset busti i Gjerg Kastriot Skënderbeut, deklaroi sot kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekic.

Busti do të vendoset në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, që tanimë e ka emrin e heroit nacional shqiptar.

Për vendosjen e bustit është miratuar leja nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi, raporton TV21.