Po punohet në zbardhjen e rastit

Po punohet në zbardhjen e rastit

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka konfirmuar se një adoleshente e moshës 13 vjeç ka vdekur në spitalin e Tiranë, në rrethana të dyshimta.

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasja e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.” , thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë mediat në Shqipëri raportojnë se e mitura është qëlluar me sende të forta./21Media