Nën moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’’, realizohet projekti me aktivitet një ditor në Mitrovicë

Nën moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’’, realizohet projekti me aktivitet një ditor në Mitrovicë

Bazuar në konceptin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi, si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit dhe vetëdijesimit për dukuritë negative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në bashkëpunim me klubin e çiklizmit “Trepça’’ në Mitrovicë, ka realizuar projektin me moton ‘Ne ruajmë, ne mbrojmë, ne sigurojmë’.

Ky projekt u është dedikuar të gjitha shtresave të shoqërisë, ku përmes motove të shkruara që kanë bartur çiklistët duke defiluar me biçikleta nëpër rrugë të qytetit, e në veçanti në rrugë afër zonave shkollore, synohet që të përçohen mesazhe shumëdimensionale që do të ndikonin në vetëdijesimin dhe parandalimin e dukurive negative.

Motot pasqyrojnë mesazhe kundër dukurive negative, kundër dhunës, kundër përdorimit të lëndëve narkotike, mesazhe për sigurinë në trafikun rrugor dhe sigurinë e përgjithshme./21Media