Në samitin e NATO-s u shërbye “sallatë ruse”

Teksa liderët e NATO-s u mblodhen në Madrid për një samit që mbahet nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës, në qendër të vëmendjes ka rënë në një element kryesor që gjendet kudo në bare dhe restorante anembanë Spanjës: sallata ruse.
Zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u hutuan kur panë se sallata – një kombinim i patateve, majonezës dhe perimeve të njohura si “ensaladilla Rusa” – shitej si “sallatë me patate në stilin rus” në vendin e samitit, transmeton rtv21.tv.
“Sallata ruse në samitin e NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës”, tha gazetari Inaki Lopez për median spanjolle La Sexta.
Ndërsa emri bëri pak për t’ia ulur popullaritetin – ushqimi raportohet se u shit brenda orësh – brenda një ditë u riemërua, ku në meny tani listohet si “sallatë tradicionale”.
Nuk është hera e parë që ushqimi spanjoll bie pre e politikës. Gjatë periudhës së Francisco Francos, baret dhe restorantet shpesh ndryshonin emrat në “sallatë kombëtare”, për t’iu shmangur lidhjes me propagandën pro-komuniste./21Media

Back to top button