Vaksina do të testohet te një grup prej 45 vullnetarësh

Vaksina do të testohet te një grup prej 45 vullnetarësh

Testimet e para te njerëzit i një vaksine kundër koronavirusit po fillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grup me 45 vullnetarë do të jenë të parët në institutin kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.

Siç raportojnë mediat e huaja, kjo vaksinë nuk mund ta shkaktojë Covid-19, por përmban një kod gjenetik të padëmshëm i kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen.

Ekspertët thonë se do të marrë kohë disa muaj derisa të kuptohet nëse kjo vaksinë do të funksionojë. Shkencëtarët në gjithë botën janë angazhuar në këtë drejtim./21Media