Në SHBA qëndrojnë 740 mijë të huaj të cilëve u kanë skaduar vizat

Mbi 740,000 të huaj, të cilët po qëndrojnë në SHBA pas skadimit të vizave të qëndrimit

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se janë mbi 740,000 të huaj, të cilët po qëndrojnë në SHBA pas skadimit të vizave të qëndrimit.

Departamenti njoftoi se këta shtetas të huaj, ishte menduar të largohen nga vendi në 12 muajt e fundit, por ata vazhdojnë të qëndrojnë ende në SHBA.

Kjo shifër përfshin ata që janë në Shtetet e Bashkuara që kanë udhëtuar me aeroplanë apo anije, por jo ata që e kanë kaluar kufirin tokësor, raporton AP.

Back to top button